LAJME

Drejtoresha e Shëndetësisë vizitoi disa njësi shëndetësore të Kujdesit Parësor në komunën e Prizrenit

Drejtoresha e Shëndetësisë vizitoi disa njësi shëndetësore të Kujdesit Parësor në komunën e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2026, 11:53

Drejtoresha e Shëndetësisë, Mybera Mustafa, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, ka realizuar vizita në disa njësi shëndetësore të Kujdesit Parësor në komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre vizitave ishte njohja nga afër me stafin profesional shëndetësor, vlerësimi i gjendjes së objekteve shëndetësore, si dhe informimi lidhur me mbarëvajtjen e punës dhe ofrimin e shërbimeve të rregullta shëndetësore për qytetarët.

Gjatë vizitave thuhet se u zhvilluan bashkëbisedime me punonjësit shëndetësorë, me ç’rast u diskutuan sfidat me të cilat përballen gjatë punës së përditshme, nevojat e tyre profesionale dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësisë së shërbimeve.

Drejtoresha Mustafa theksoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me stafin shëndetësor dhe të përcjelljes nga afër të funksionimit të institucioneve shëndetësore, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët.

“Angazhimi ynë mbetet për një kujdes shëndetësor më cilësor, më të qasshëm dhe më efikas për të gjithë qytetarët e Prizrenit.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika