Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe efektivët e Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile të Shqipërisë kanë zhvilluar stërvitje të përbashkët për kërkim-shpëtim malor në Prevallë të Prizrenit.
Stërvitja, e mbajtur nga 2 deri më 5 nëntor 2026, kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave, testimin e pajisjeve të reja dhe përmirësimin e aftësive për ndërhyrje në terrene të vështira malore.
Sipas njoftimit të publikuar nga Ermal Nufi dhe Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, pjesëmarrësit kanë praktikuar teknika të ndryshme të kërkim-shpëtimit, përfshirë evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor.
Stërvitja është vlerësuar si një mundësi për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e bashkëveprimit ndërmjet strukturave të Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas njoftimit, aktivitete të tilla kontribuojnë në përmirësimin e gatishmërisë për reagim ndaj emergjencave dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet 2 vendeve në operacionet e kërkim-shpëtimit.