Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar edhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 03 – 10 korrik 2025.
Përmes një njoftimi, MSH-ja ka thënë se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.
MSH-ja ka këshilluar subjektet ndryshme që të përshtatin orarin e punës për punëtorët e tyre dhe të tregojnë fleksibilitet që aty ku lejojnë mundësit, orari i punës të fillojë më herët apo punë nga shtëpia.
“Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orareve të pikut të nxehtësisë, ose të punojnë nga shtëpia. Personat me sëmundje kronike ose gjendej të rendura shëndetësor të lejohen të punojnë nga shtëpia. Të sigurohet ajrosje e mjaftueshme për vendete punës së mbyllura”- thuhet ndër të tjera në njoftim.
Gjithashtu MSH-ja rekomandon institucionet që të vendosin pika freskimi në vend-persishte të hapura dhe informim të qytetarëve për mënyre ne mbrojtjes nga nxehtësia.
Edhe bujqit këshillohen që punojë në mëngjes herët ose në pasdite vonë për të shmangur të nxehtit e madh.
MSH-ja fton të gjitha institucionet që t’i respektojnë rekomandime e më sipërmes, siç thuhet në njoftim e qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme.