Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Prizren, i cili ka përfunduar me pasojë vdekjen e një personi.
Sipas Policisë, më 18 mars 2026, rreth orës 19:12, është pranuar informatë se në Spitalin Rajonal të Prizrenit është sjellë një person pa shenja jete, gjë që është konfirmuar nga mjekët kujdestarë.
Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren. Patrullat policore kanë dalë në spital, ku është konfirmuar se personi i pajetë është I.O., mashkull, rreth 34 vjeç.





