LAJME

Selmanaj konfirmon propozimin e Mybera Mustafës për Drejtoreshë të Shëndetësisë

Selmanaj konfirmon propozimin e Mybera Mustafës për Drejtoreshë të Shëndetësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2026, 20:14

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka konfirmuar se Dr. Mybera Mustafa është propozuar për Drejtoreshë të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit.

Përmes një shkrimi ne facbook, Selmanaj ka thënë se Mustafa është propozuar për këtë përgjegjësi për shkak të përvojës së saj të gjatë profesionale dhe institucionale.

“Prizreni ka nevojë për njerëz me përvojë, profesionalizëm dhe vullnet për të punuar. Për këtë përgjegjësi, besoj se Dr. Mybera Mustafa i ka të gjitha këto dhe shumë më tepër.
Me një përvojë të gjatë profesionale dhe institucionale, ajo ka shërbyer si Shefe Ekzekutive në Komunën e Prizrenit, Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Këshilltare e Kryeministrit Mustafa. Këto përvoja janë dëshmi e njohjes së mirë të institucioneve dhe, mbi të gjitha, e përgjegjësisë që kërkon puna në shërbim të qytetarëve.”, ka shkruar Selmanaj.

Selmanaj ka shprehur bindjen se ajo do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me punë, profesionalizëm dhe përkushtim, duke i uruar sukses në detyrën e re.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika