Kryeministri Albin Kurti ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ndërsa i ka theksuar se Kosova do të angazhohet që verdikti i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së të korrigjohet në shkallën e apelit.
Ai i ka vlerësuar të rënda dhe të padrejta dënimet ndaj ish-krerëve, ndërsa ka theksuar se Ushtria Çlirimtare lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive e spastrimit etnik nga Serbia dhe se lufta e saj për liri ishte e drejtë dhe e pastër.
“Shpreha shqetësimin tim të thellë për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, pas një procesi pa transparencë në tërësinë e tij. Gjykimi nuk ka përfunduar dhe Republika e Kosovës do të angazhohet që ky proces dhe verdikt të korrigjohem në shkallën e apelit… Serbia ishte agresori me plan gjenocidal. Qindra mijëra qytetarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe mijëra u vranë, ndërsa rreth 20 mijë gra e burra konsiderohen viktima të dhunës seksuale që u përdor si armë lufte. Shumë krime të forcave serbe mbeten ende pa u ndëshkuar”, ka thënë Kurti në takimin me Kallasin në në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Neë York.





