Dr. Mybera Mustafa pritet të emërohet drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, pas dorëheqjes së Sylejman Baxhakut nga kjo pozitë.
Sipas burimeve të televizionit, Mustafa është propozuar nga Kryesia e Degës së LDK-së në Prizren dhe emri i saj pritet që në ditët në vijim t’i përcillet kabinetit të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, për emërim.
Mustafa ka një përvojë të gjatë në sektorin e shëndetësisë dhe administratën publike. Ajo ka shërbyer si drejtoreshë komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prizren gjatë viteve 2001–2006, ndërsa në vitet 2006–2007 ka mbajtur pozitën e Kryeshefes Ekzekutive Komunale.
Në periudhën 2008–2010 ka shërbyer si zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, ndërsa gjatë viteve 2016–2017 ka qenë këshilltare për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit të Kosovës.
Mustafa ka qenë gjithashtu ligjëruese e angazhuar në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin e Gjakovës./tvprizreni.net/