LAJME

Policit Vehap Morina i dorëzohet mirënjohje për ndërhyrjen gjatë një përleshjeje në Prizren

Policit Vehap Morina i dorëzohet mirënjohje për ndërhyrjen gjatë një përleshjeje në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2026, 17:40

Polici hetues Vehap Morina nga Stacioni Policor i Prizrenit është nderuar me mirënjohje nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, për profesionalizmin dhe guximin e treguar gjatë një ndërhyrjeje policore më 19 shtator.

Mirënjohja iu dorëzua nga drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, në prani të stafit komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Sipas Policisë, Morina ndërhyri gjatë një përleshjeje mes katër personave, dy prej të cilëve ishin të armatosur, në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Pavarësisht rrezikut, polici Morina ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja e tij kontribuoi në parandalimin e pasojave të rënda dhe në qetësimin e situatës.

“Polici Morina ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe integritet të lartë në shërbim të qytetarëve. Veprimi i tij është shembull frymëzues për të gjithë zyrtarët policorë dhe ka forcuar besimin e qytetarëve në institucionin e policisë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika