LAJME

Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit

Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2026, 10:47

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka deklaruar të martën (17.03.2026) se rrugët diplomatike duhet të gjenden me qëllim që të mbahet e hapur Ngushtica e Hormuzit, derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje aleatëve që të dërgojnë luftanije për sigurimin e trafikut transit mes luftës në Iran, raporton ekskluzivisht Reuters.

“Askush nuk është i gatshëm të vendosë njerëzit në rrugë të lëndueshme në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë shtigje diplomatike që ta mbajmë të hapur këtë, me qëllim që të mos kemi krizë ushqimi, krizë fertilizuesish, krizë energjie gjithashtu”, ka deklaruar Kallas në një intervistë për Reutersin.

Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve aleate europiane që të dërgojnë luftanije në Gjirin Persik, por ka pasur hezitim në mesin e vendeve anëtare të NATO-s. Trump ka thënë se NATO-n e pret “e ardhme shumë e keqe” nëse shtetet anëtare nuk i bashkohen Shteteve të Bashkuara në sigurimin e kalimit të tankerëve të naftës përgjatë Ngushticës së Hormuzit, ku po sulmohen nga raketat dhe dronët e Iranit në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për më shumë se dy javë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika