LAJME

Aksident tragjik në Prizren: humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Aksident tragjik në Prizren: humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2026, 13:11

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një veture.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti, E.A., rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika