Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar rregulloren për tarifa për veturat që hyjnë në qendër të qytetit. Tarifë do të paguajnë veturat e rënda dhe jo atë nën 3.5 tonë, pasi u hoq dorë nga rregullorja e propozuar që çdo veturë të paguajë 2 euro për të hyrë në qendër.
Paraprakisht ishte propozuar që çdo veturë që hynte në qendër të paguajë 2 euro, por pas kundërshtimit nga Partia Demokratike dhe Vetëvendosje, kjo u ndryshua. Rregullorja parasheh që të ketë tarifa për veturat nga 3.5 deri 7.5 tonë 5 euro dhe mbi 7.5 tonë 10 euro.





