LAJME

Investime të reja në Piranë: paralajmërohen projekte për sport, shëndetësi dhe bujqësi

Investime të reja në Piranë: paralajmërohen projekte për sport, shëndetësi dhe bujqësi
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2026, 12:05

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Florent Ukaj, ka njoftuar sot qëndruan për vizitë në Piranë, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Ajlin Shishko Hajdari, drejtorin e Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, dhe drejtorin e Bujqësisë, Nderim Kadriaj.

Ai thotë se ata panë nga afër projektet që shumë shpejt do të marrin jetë në këtë lokalitet, duke sjellë zhvillim konkret dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Ukaj ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojnë këto punime që janë jetike për banorët e Piranës, sipas tij.

Tutje, Ukaj njofton se drejtoresha, Ajlin Shishko Hajdari, konfirmoi se së shpejti do të fillojë renovimi i fushës sportive në Piranë, një hap i rëndësishëm për të rinjtë dhe aktivitetet sportive në këtë zonë.

Po ashtu, thuhet se drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, vizitoi lokacionin ku pritet të ndërtohet QMF në Piranë, një investim që konsiderohet shumë i rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj ane.

Ndërsa, siç bëhet e ditur në njoftjm, drejtori i Bujqësisë, Nderim Kadriaj, njoftoi se së shpejti do të fillojnë punimet për rregullimin e rrugëve fushore dhe pastrimin e përrockës, investime të rëndësishme për bujqit dhe zhvillimin rural të zonës, sipas tij.

“Vazhdojmë me përkushtim për zhvillimin e çdo lokaliteti” – shkruan në fund Ukaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika