LAJME

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit takon përfaqësuesit komunalë për forcimin e bashkëpunimit

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit takon përfaqësuesit komunalë për forcimin e bashkëpunimit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2026, 15:29

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me ekipin drejtues, ka pritur në takim përfaqësues të strukturave komunale të Prizrenit.

Në takim u diskutua forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Fokusi ishte në koordinimin e shërbimeve emergjente, përmirësimin e procesit të referimit të pacientëve, shfrytëzimin më efikas të resurseve dhe avancimin e shërbimeve diagnostike.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe trajtimit të personave që kanë nevojë për përkujdesje institucionale, përfshirë vendosjen në qendra të specializuara.

Palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes takimeve të rregullta dhe hapave konkretë në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika