ARGËTIM

“Mall për babën”, projekti i ri muzikor nga Fatmir dhe Erblin Hoxha

“Mall për babën”, projekti i ri muzikor nga Fatmir dhe Erblin Hoxha
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2026, 15:50

Artistët nga Prizreni, Fatmir Hoxha dhe Erblin Hoxha, kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Mall për babën”, një këngë e ndjerë që prek temat e mungesës, kujtimit dhe dashurisë familjare, veçanërisht humbjen apo largësinë nga prindërit.

Teksti dhe melodia e këngës është shkruar nga vetë Erblin Hoxha, ndërsa orkestrimi u realizua nga Ardian Kastrati.

Ndërkaq, soloja në kitarë është interpretuar nga Astrit Stafai, kurse melodia me kavall vjen si një rikthim i një frymëzimi të vitit 1984 nga Murat Hoxha.

https://youtu.be/Hwdz_5tkl58?si=xjWk89p-DCj4w8I9

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika