ARGËTIM

Denis Galushi sjell vargjet e këngës “Sërish vjen marsi” në gjuhën rome

Denis Galushi sjell vargjet e këngës “Sërish vjen marsi” në gjuhën rome
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2025, 22:22

Gazetari rom nga Prizreni, Denis Galushi, ka sjellur së fundmi vargjet e këngës “Sërish vjen marsi” nga Ilir Shaqiri në gjuhën rome.

Ai ka thënë se u inspirua ta realizojë këtë miksim të këngës në gjuhën rome, pasi e dëgjoi disa herë në vendin e punës.

“Serish vjen marsi, kënga e pavdekshme dhe legjendare e Ilir Shaqirit, s’di për sa herë u dëgju sot në zyre të punës. Dhe, për një moment, u inspirova që vargjet hyrëse t’i përkthej edhe në romisht. Prandaj, me kënaqësi e bëra një far miksi të interpretimit romisht-shqip. Shpresoj të ju pëlqej”, shkruan Galushi në njoftimin e tij në Facebook.

Video e plotë e këngës:

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika