LAJME

Britania, Finlanda e Holanda po shqyrtojnë financimin e përbashkët të mbrojtjes

Britania, Finlanda e Holanda po shqyrtojnë financimin e përbashkët të mbrojtjes
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2026, 11:56

Britania, Finlanda dhe Holanda po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së përbashkët të financimit dhe blerjes së armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake, duke pasur parasysh nivelin e rritur të kërcënimit në mbarë botën, me luftën në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, ka raportuar të martën (17.03.2026) Reuters.

Tri vendet kanë thënë se bashkë me partnerë, të cilët nuk i kanë treguar, po shqyrtojnë krijimin e një mekanizmi deri më 2027 nëpërmjet të cilit do të përshpejtonin investimet dhe do të fuqizonin kërkesën për nevojat e mbrojtjes, thuhet në një deklaratë të lëshuar të martën nga Britania e Madhe.

Planet janë hartuar në kohën kur kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohen më vonë në Londër, derisa pritet t’u bashkohet edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Mekanizmi që po shqyrtohet prej tre vendeve do të ishte komplimentar me nismat ekzistuese të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

“Duke i bashkuar forcat, ne sigurojmë më shumë siguri me të njëjtat burime dhe fuqizojmë aleancat tona njashtu”, ka thënë ministri i Financave i Holandës, Eelco Heinen, në një deklaratë të shkruar.

Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves, ka thënë se vendi duhet të thellojë bashkëpunimin me aleatët e tij dhe të fuqizojë industrinë e mbrojtjes.

Ajo pritet të deklarojë më vonë të martën se dëshiron të thellojë marrëdhëniet me BE-në, dhe ka thënë muajin e kaluar se bashkëpunimi me vendet europiane për mbrojtjen do të mund t’ia përmirësonte vlerën parasë në fusha, si ndërveprimi dhe prokurimi./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika