LAJME

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në aksion për verifikimin e çmimeve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në aksion për verifikimin e çmimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2026, 09:16

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka organizuar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e që është duke vazhduar në prag të festës së Bajramit.

Sipas njoftimit, ky aksion ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi. Përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët” – thuhet në njoftim.

IQMK bën të ditur se ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut thekson tutje se do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, duke u siguruar që të drejtat e konsumatorëve janë duke u respektuar plotësisht dhe se tregu është duke funksionuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika