LAJME

Iraku në bisedime me Iranin për sigurimin e qarkullimit të tankerëve të naftës nëpër Hormuz

Iraku në bisedime me Iranin për sigurimin e qarkullimit të tankerëve të naftës nëpër Hormuz
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2026, 11:49

Ministri i Naftës i Irakut ka thënë se Bagdadi po bisedon me Iranin për lejimin e kalimit të disa tankerëve irakianë të naftës që të kalojnë nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, ka raportuar të martën (17.03.2026) agjencia shtetërore e lajmeve, në kohën kur Iraku po mundohet të zbusë pasojat e kaosit të eksporteve të derivateve të papërpunuara pas sumeve iraniane ndaj tankerëve në ujërat e vetë Irakut, raporton Reuters.

Iraku po punon njashtu për të kthyer në punë një tubacion që do të lejonte pompimin e naftës direkt në portin turk Ceyhan pa kaluar fare nëpërmjet Ngushticës strategjike të Hormuzit.

Iraku do të kryejë inspektimin e seksionit prej 100 kilometrash të tubacionit brenda javës që të mundësojë eksportet direkte nga Kirkuku, ka shtuar ai.

Rihapja e tubacionit Kirkuk-Ceyhan, i cili është mbyllur për më shumë se një dekadë, do të ofronte rrugë alternative eksporti në kohën kur është dëmtuar rëndë trafiku ujor i derivateve nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit për shkak të konfliktit në Lindje të Mesme.

Eksportet nëpërmjet tubacionit prej 960 kilometrash, që dikur përfshinte 0.5 % të furnizimit botëror, ishte ndërprerë më 2014 pas sulmeve të vazhdueshme të militantëve të “Shtetit Islamik”.

Ministria irakiane e Naftës ka bërë të ditur se eksportet nëpërmjet kësaj rruge do të arrinin fillimisht 250 mijë fuçi në ditë, duke e rritur kapacitetin pastaj në 450 mijë fuçi, nëse do të përfshihej edhe sasia e nxjerrë nga rajoni i Kurdistanit./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika