Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se nga nesër do të nisë aplikimi i subvencioneve të energjisë elektrike për familjet përfituese.
Subvencionet e energjisë për familjet e cenueshme përfshihen në faturat e energjisë nga nesër

Sipas njoftimit, qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do ta marrin subvencionin direkt në faturat e energjisë elektrike.
Ky veprim realizohet në kuadër të Programit për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme, i cili synon të lehtësojë shpenzimet për energji elektrike dhe t’u ndihmojë familjeve në nevojë të përballojnë më lehtë kostot e konsumit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Automjeti godet për vdekje biçiklistin 78-vjeçar në Prizren

Numërohen 70% e votave, këta janë kandidatët më të votuar në katër subjekte politike

Në maj 2026, çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 6.8% krahasuar me majin 2025

