LAJME

Ambasadori i Hungarisë viziton Universitetin e Prizrenit

Ambasadori i Hungarisë viziton Universitetin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2026, 09:17

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren priti në një vizitë zyrtare ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux, i shoqëruar nga Aron Kerekgyarto, sekretar i Parë / atashe për Ekonomi, dhe Martin Sarik, sekretar i Dytë.

Delegacioni u prit nga rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, së bashku me ekipin drejtues të universitetit:
• Prof. Ass. Dr. Luan Vardari – Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore;
• Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan – Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Përmirësim të Cilësisë;
• Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj – Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.

Sipas njoftimit të Universitetit, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të Kosovës dhe Hungarisë, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik, projekteve të përbashkëta kërkimore dhe programeve ndërkombëtare të studimit. Po ashtu u theksua rëndësia e programeve të bursave dhe iniciativave që mbështesin mobilitetin akademik.

Ndërkaq, thuhet se ambasadori Dux vlerësoi rolin e universiteteve në zhvillimin e shoqërisë dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet institucioneve arsimore të Hungarisë dhe Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore dhe konstruktive, duke hapur rrugë për iniciativa dhe projekte të reja bashkëpunimi në të ardhmen” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika