Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e veçanta anti-COVID-19, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë vendime të veçanta edhe për 7 komuna të Kosovës si: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja, që në këto komuna të vendosen masat si në vijim:
Ndalohet hyrje-dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, atë Fushë-Kosovës, të Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:
1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;
1.2. Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);
1.3. Operatorëve ekonomikë dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;
1.4. Kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;
Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;
Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.