Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.
Sipas një komunikate për media, në takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet europiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit.





