Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar mëngjesin e sotëm Elsabah Xhurxhehallo në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj, ku e ka cilësuar Xhurxhehallon si profesionist të dëshmuar.
“Emërova sot z. Elsabah Xhurxhehallo në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Komunën e Prizrenit, profesionist i dëshmuar, me të cilin do të punojmë me përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe forcimin e institucioneve tona”, ka shkruar Totaj.
Me këtë emërim, Komunës së Prizrenit i është shtuar edhe një drejtori, duke e çuar numrin e përgjithshëm nga 13 në 14./tvprizreni.net/





