Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka mirëpritur heqjen e të gjitha masave financiare nga Komisioni Evropian të vendosura ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në X, Konjufca tha se nga ky zhvillim presin të hapet një fazë e re e angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.





