Sylejman Moni Elshani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit

Përmes një njoftimi publik, Elshani ka falënderuar kryetarin e subjektit të tij politik, Erxhan Galushi, për besimin dhe mbështetjen, si dhe qytetarët e komunitetit rom dhe të gjithë mbështetësit e tij.
Ai e cilësoi emërimin si përgjegjësi të madhe dhe mundësi për të kontribuar në zhvillimin e politikave për rininë dhe sportin, duke premtuar përkushtim në krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë, promovimin e aktiviteteve sportive dhe përfshirjen e komuniteteve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Çitaku: Nëse LVV e voton ndryshimin e Ligjit për Specialen, PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Kushtetuesja

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

