Ka nisur protesta e gjashtë me radhë në Prishtinë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit po mbajnë pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, ndërsa në shesh janë parë edhe flamuj kombëtarë, të UÇK-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Protesta po zhvillohet në shenjë kundërshtimi ndaj dënimit me gjithsej 81 vjet burgim të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Gjatë ditës, studentë nga universitete publike dhe private të Kosovës kanë marshuar nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, duke bërë thirrje për drejtësi dhe unitet.
Protestat në Prishtinë kanë nisur më 16 shtator, pas shpalljes së vendimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.