LAJME

Trumpi u bën thirrje aleatëve që të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trumpi u bën thirrje aleatëve që të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2026, 08:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald  Trump, tha se u ka kërkuar rreth shtatë vendeve të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa sulmet iraniane vazhduan të godasin vendet e Gjirit në orët e para të së hënës.

Trumpi tha se SHBA-ja po  negocion me vende që varen shumë nga nafta e Lindjes së Mesme për t’u bashkuar në një koalicion që do të patrullojë këtë rrugë ujore, ku normalisht kalon rreth një e pesta e naftës që tregtohet në botë, por ai nuk pranoi të përmendte emrat e këtyre vendeve. 

Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, aeroporti më i ngarkuar në botë, ka rifilluar gradualisht disa fluturime pas rastit kur një dron goditi në depo karburanti, duke shkaktuar zjarr.

Autoritetet thanë se zjarri u vu shpejtë nën kontroll dhe nuk u raportuan të lënduar.

Zyrtarët iranianë kohët e fundit kanë akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe se po lejon që territori i saj të përdoret për sulme kundër Iranit./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika