Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
Përmes një postimi në facebook, Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar e mirëpret këtë marrëveshje, e cila sipas tij respekton kornizën ligjore të Kosovës dhe njëkohësisht ofron zgjidhje praktike për komunitetet që jetojnë në vend.
“Mbretëria e Bashkuar mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt. Marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës, duke ofruar njëkohësisht zgjidhje praktike që të gjitha komunitetet të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë pa ndërprerje të shërbimeve”, ka shkruar ai.





