Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1. Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Malësia e re (kodi: 31000030) nga ora 10:00 deri 14:00
Vendet: Shpenadia, Caparc, Novake, Velezha, Sërbicë e epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re, Trepetica, afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj, Fabrika e lëngjeve Novak.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).
2. Nga TS 35/10[kV] Zhuri do të ndërprehet:
Dalja 10kV Hoqa e qytetit (kodi: 30035005) nga ora 09:00 deri 16:00
Vendet: Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Grazhdanik, Billushë; afariste:Resturant “Kështjella”,”Pompa Benxines Zhuri”, Betoniera “Vëllezërit e Bashkuar”, Billushë “Pompa e Ujit” dhe Vlashna “Fanaj Petroll”.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të dëmtuara, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.