- Reklama -

Bën vaki edhe kjo: Mërgimtarëve në Zvicër u gjendet në veturë gjarpri 2.5 metra i gjatë

Policia bëri një gjetje të pazakontë gjatë kontrollit policor në një lagje në Oberëil pranë Zug, shkruan 20 minuten.

Gjatë kontrollit të një automjeti të dyshimtë mbrëmjen e së enjtes, policët e policisë së Zugut kanë hasur në një piton tigër 2.5 metra të gjatë dhe një sasi të vogël lënde narkotike.

- Reklama -

Janë kontrolluar katër personat që udhëtonin në makinë.

Bëhet fjalë për një kosovar 27-vjeçar, një kosovar 31-vjeçar, një francez 18-vjeçar dhe një zviceran 20-vjeçar.

Gjarpri i gjetur është një piton tigër rreth 2.5 metra i gjatë dhe peshon rreth 15 kilogramë, shkruan policia në një njoftim për mediat.

Zvarraniku është ekzaminuar nga eksperti i gjarpërinjve në ambientet e policisë së Zugut dhe është “ruajtur” i sigurt.

Sipas ekzaminimeve të para, gjarpri ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort