Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar komune, është tensionuar situata në Podujevë.
Në disa video, shihet se në sheshin e qytetit të Podujevës janë grumbulluar simpatizantë të të dyja partive, VV dhe LDK.
Pikërisht aktivistë të LVV-së, kanë brohoritur pak para se në këtë shesh të zbriste kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në ditën kur edhe mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme.
Aty po ashtu vërehet se qytetarët nuk po e respektojnë fare distancën sociale, pavarësisht se numri i rasteve me koronavirus është rritur shumë gjatë javëve të fundit.
Ndryshe, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë.
Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK).