- Reklama -

Shqipëria, me numrin më të madh të bizneseve në rajon

Në Ballkan ka shumë pak biznese që e kanë të varur tërësisht në kontratat publike. P.sh. në Bosnjë vetëm 6% e kompanive të anketuara sigurojnë 75-100 te të ardhurave nga kontratat publike, në Kosovë vetëm 1%, në Maqedoni 2%, në Malin e Zi 5% dhe në Serbi 6%, përcjell albinfo.ch.

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e bizneseve në Shqipëri më 2020 i siguruan 75-100 % te të ardhurave vjetore nga kontratat që kanë me qeverinë për punë dhe shërbime. Shqipëria ka përqindjen më të madhe të bizneseve në rajon që i sigurojnë të ardhurat në këtë mënyrë. Sipas rezultateve të Anketës nga Barometri i Ballkanit që u publikua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), 17 % e bizneseve të anketuara në Shqipëri i sigurojnë shumicën ose të gjitha të ardhurat nga kontratat me qeverinë.

- Reklama -

Rajon ka shumë pak biznese që e kanë të varur tërësisht në kontratat publike. P.sh. në Bosnjë vetëm 6% e kompanive të anketuara sigurojnë 75-100 te të ardhurave nga kontratat publike, në Kosovë vetëm 1%, në Maqedoni 2%, në Malin e Zi 5% dhe në Serbi 6%.

Në përgjithësi të gjithë bizneset në Shqipëri dhe rajon sigurojnë një pjesë të të ardhurave të tyre nga prokurimet publike. Por në Shqipëri ndikimi i sektorit publik në të ardhurat e kompanive është më e lartë se në rajon, edhe pse Shqipëria ka buxhetin publik më të ulëtin në Rajon në % të PBB-së.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave në rajon (përveç Kosovës), në rreth 26-27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 35-40% e PBB-së që është mesatarja e vendeve të tjera të rajonit. Si rrjedhojë qeveria është e detyruar të shpenzojnë për administratën, punë publike, subvencionet e pensioneve, pagesat e borxheve etj., maksimumi 29-30% të PBB-së, në mënyrë që të ruajë parametrat e deficitit buxhetor. Ndërsa shtetet e tjera, duke mbledhur me shumë të ardhura kanë luksin që të hedhin më shumë para në ekonomi.

Varësia më e lartë ndaj fondeve të shtetit, u ka dhënë bizneseve më shumë garanci për aktivitetin e tyre gjatë vitit pandemik. I njëjti indeks tregoi se në vitin e pandemisë, rënia e besimit të kompanive shqiptare ishte më e moderuar dhe mbeti në nivelin e mesatares rajonale (46). Më pesimistët ishin subjektet nga Kosova, besimi i të cilëve u përgjysmua dhe ata nga Mali i Zi. Të dy këto vende shënuan dhe nivelin më të ulët të indeksit, në 44.

0 12

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort