LAJME

Ambasadori Orav mbaron misionin në Kosovë, zhvillon takim lamtumirës me presidenten Osmani

Ambasadori Orav mbaron misionin në Kosovë, zhvillon takim lamtumirës me presidenten Osmani
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2026, 13:29

Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav, ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, falënderoi presidenten Vjosa Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, ndërsa vendi avancon drejt Bashkimit Evropian.

“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav ka falënderuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, ndërsa vendi avancon drejt BE-së” – thuhet në njoftim.

Orav pritet që së shpejti të marrë një detyrë të re diplomatike në Turqi. Lajmin e bëri të ditur Matti Maasikas, sekretar i përgjithshëm në detyrë në Shërbimin Evropian për Veprime të Jashtme (EEAS), i cili e falënderoi Oravin për punën e tij dhe i uroi sukses në detyrën e re.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika