Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar aktoren dhe regjisoren Luana Bajrami për suksesin e filmit ku ajo luan.
Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” ku luan edhe Bajrami ka fituar Çmimin “Oscar” për filmin më të mirë të shkurtër, (Best Live-Action Short Film).
Përmes një postimin në rrjetin social “X”, presidentja Osmani ka shkruar se Bajrami është një aktore e guximshme e lindur në Kosovë, e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve kosovarë.
“Urime Luana Bajrami-Rahmanit dhe gjithë ekipit tjetër të filmit të shkurtër fitues të çmimit Oscar ‘Two People Exching Saliva’, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion. Jemi krenarë për këtë arritje të madhe nga Luana, një aktore e guximshme e lindur në Kosovë, e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë: talentin, vendosmërinë dhe besimin për të ndjekur edhe ëndrrat më të guximshme” – ka shkruar ajo në “X”.
Aktorja Bajrami është uruar edhe nga ministrja e Kulturës dhe Turizimin, Saranda Bogujevci.
Sipas saj, aktorja jonë, Luana Bajrami, shkëlqeu në ceremoninë më prestigjioze të kinematografisë botërore, “Oscar”.
“Java nisi me një lajm të jashtëzakonshëm. Aktorja jonë, Luana Bajrami, shkëlqeu në ceremoninë më prestigjioze të kinematografisë botërore, Oscar, ku filmi ‘Two People Exchanging Saliva’, me regji të Alexandre Singh dhe Natalie Musteata, u shpall ‘Filmi më i mirë i shkurtër’. Luana luan rolin kryesor në këtë bashkëprodhim Francë–SHBA, një projekt që ka marrë vlerësime të shumta në festivale ndërkombëtare. Urime Luana Bajramit dhe gjithë ekipit për këtë arritje plot vlerë!” – ka shkruar ministrja Bogujevci në Facebook.