LAJME

Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik, hedhin para Qeverisë “mashtrimet e Kurtit”

Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik, hedhin para Qeverisë “mashtrimet e Kurtit”
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2026, 13:25

Anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik të ndërtesa e Qeverisë duke shprehur kundërshtimin pasi që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pajtuar që, duke nisur nga e diela, zbatimi i Ligjit për të huajt dhe i atij për automjete të fillojë me lehtësira për serbët që punojnë në institucione paralele apo që studiojnë në universitetin në veri.

Ata para ndërresës së Qeverisë kanë dërguar një qese të bërllokut më mbishkrimin “Mashtrimet e Kurtit”.

Nga aty kanë nxjerrë fleta me lajme e deklarata të Kurtit kundër strukturave paralele të Serbisë, të cilat i kanë hedhur në shkallët e ndërtesës së Qeverisë.

Me kërkesë të Bashkimit Evropian, i cili për këtë çështje e dërgoi në Kosovë emisarin e posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, Kosova u pajtua që t’u lëshojë leje qëndrimi 12-mujore studentëve serbë që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’i pranojë dokumentet e identifikimit të lëshuara edhe nga strukturat ilegale, edhe për tre muaj. Vendimi nxiti reagimin e opozitës, por u mirëprit nga ambasadorë të akredituar në Kosovë./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika