LAJME

Kosova dhe Sllovenia synojnë forcimin e bashkëpunimit parlamentar

Kosova dhe Sllovenia synojnë forcimin e bashkëpunimit parlamentar
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2026, 16:17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për thellimin e shkëmbimit të përvojave institucionale, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovo dhe Slovenia, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për konsolidimin demokratik dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika