- Reklama -

Kurti paralajmëron shkarkime qysh në javën e parë të qeverisë së re

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se qeveria në detyrë duhet të ndërpresë çdo intervistim, nominim, rekrutim apo emërim në pozita drejtuese të institucioneve, e të mos vazhdojë deri në votimin e qeverisë së re, duke shtuar se secili do anulohet që javën e parë të ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes.

“Secili emërim i nënshkruar pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të anulohet që në javën e parë të qeverisjes dhe kjo vetëm mund të dëmtojë personat e përfshirë”, ka shkruar në Facebook.

- Reklama -

Ndërsa shton se “secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë”.

Kurti thotë se vetëm institucionet e reja kanë mandat të sigurojnë avancimin e institucioneve publike dhe ndërmarrjet.

Ai shton se që nga vendimi i Kushtetueses për qeverinë Hoti, kjo e fundit është treguar aktive për dy gjëra. Për keqshpenzim të buxhetit dhe emërime të përditshme nëpër pozita drejtuese të personave të afërt me pushtetin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort