- Reklama -

Tri viktima të dhunës në familje, tre dhunues të liruar nga Prokuroria

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të dhunës në familje, në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.

Sipas raportit, tri gra janë sulmuar fizikisht dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt nga prokurori.

- Reklama -

“Gjakovë 16.01.2025-08:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte shkuar në shtëpinë ku banon ankuesja dhe e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

“Malishevë 15.01.2025-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

“Rahovec 16.01.2025-15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17.01.2025, rreth...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort