Merkel theksoi se “BE-ja duhet t’i mbajë premtimet”
Është bërë e ditur se Bashkimi Evropian pritet të ndajë 30 miliardë euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Thuhet se kjo ndihmë e destinuar ka të bëjë me rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë COVID-19.
Këtë e tha Komisioneri Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, pas konferencës virtuale që e kishte me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Takimi virtual i ftuar nga kancelarja Angela Merkel, bëri që të gjitha palët të kërkojnë përshpejtimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, kërkoi që vizat të liberalizohen sa më shpejt.
Ndërsa, Merkel theksoi se “BE-ja duhet t’i mbajë premtimet”.