AAk Ramush HaradinajKreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që pati me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.Haradinaj ka thënë se me pozitën do të bashkëpunojnë për temat me interes nacional.“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë.
Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti e Osmani i kanë kërkuar partneritet pozitë-opozitë.
Ai është pyetur edhe nëse ka hequr dorë nga pozita e presidentit, derisa, është përgjigjur se partia e tij nuk e ka shumicën e votave.
“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.
“Detyra jonë nuk është me e përkrahë koncentrimin e pushtetit, populli ia ka jep votën, po nuk ia ka dhënë edhe 2/3 për presidentit, është përgjegjësia e tyre t’i gjejnë si Aleancë do të marrim vendimet tona në parti. Mendoj që fituesit e zgjedhjeve mbajnë përgjegjësi me e implementu rezultatin jo me shku në zgjedhje, por ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje jo tash por cdo herë”, tha kreu i AAK-së.