Reshjet e shiut që filluan mbrëmë, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Kështu njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Gjatë ditës së martë dhe mërkurë, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin”, njoftoi IHMK.
Tutje IHMK bën të ditur se në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok, etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karakter të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.
Derisa në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve.Kjo situatë sipas IHMK-së pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tij të djathta, Ibri, etj.
Probabiliteti për të tejkaluar një prag 5-vjeçar të periudhës së kthimit: 55 %Probabiliteti për të tejkaluar një prag 20-vjeçar të periudhës së kthimit: 6 %Ky informacion, në varësi të situatës hidrologjike, do të përditësohet nga IHMK dhe do tënjoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas nevojës.