Lekë Dukagjini dhe Atë Shtjefën Gjeçovi-Kryeziu – Kanuni i Lekë Dukagjinit
Lekë Dukagjini u lind në vitin 1410,vdiq në vitin 1481.Ai ishte princi arbëror,i Principatës së Dukagjinit,i biri i princit Pal Dukagjinit.Leka,mbaroi shkollat më të mira të kohës, Raguzë, Venecie, Shkodër.Principata e Dukagjinit ishte ndër principatat më të mëdha krahas Principatës së Kastriotëve ,me princin Gjon Kastrioti dhe trashëgimtarin e tij, Gjergj Kastriotin -Skenderbeu.
Principata e (Shteti) Arbërit u themelua në vitin 1190,në Krujë,nga princi Gjin Progoni.Ajo shtrihej në më shumë se gjysmën e Shqipërisë së sotme, përfshinte,afërsisht këto pjesë:Krujën,Matin,Lezhën,Mirditën,Dibrën,etj.
Brenda kësaj hapësire gjeografike shtrihej edhe Principata e Dukagjinit,e cila zotëronte një hapësirë,relativisht të madhe gjeografike,qytete e krahina si:Zadrima,Lezha,kohë pas kohe,Mirdita, Puka, Hasi dhe Kukësi,Rrafshi i Dukagjinit,afërsisht gjysma e Kosovës së sotme,nga Prizreni deri në Pejë.
Në këtë hapësirëkaq të madhe,me shumë dallime kulturore,me koncepte të ndryshme shoqërore,varfëri të skajshme,nën sundimin Perandorisë Osmane,ku nuk kishte kufij,ushtri e polici,ku nuk kishte gjyqe as prokurori,ku nuk kishte mbret as mbretëri,ku nk kishte ligje as kushtetutë, ku kush donte hynte e dilte,pa i dhënë askujt përgjegjësi,Princi Lekë Dukagjini përpiloi rregullat e sjelljes,bëri Kanunin.
Me këtë,formuloi kodin e diciplinës civile dhe ushtarake,të familjes,pronës,besës e burrnisë,të kishës si institucion,trashëgimisë,damshpërblimit,të paqes dhe pajtimit.Pra, bëri Kanunin-“Kushtetutën”,të cilën do ta zbatonin të gjithë,sipas marrëveshjes dhe miratimit.
Në Principatën e Arbrit kanë ekzistuar dhe vepruar edhe kanune tjera,si:Kanuni i Skenderbeut (ndryshe quhej edhe “Kanuni i Arbrit”),Kanuni i Dibrës, Kanuni i Malsisë Madhe,Kanuni i Lumës,Labërisë,e të tjerë.Mirëpo,Kanuni i Lekës,(Kanuni i Maleve),gjeti zbatim më shumë.
Kanuni i Lekë Dukagjinit i përpiluar nga Leka dhe i mbledhur nga Gjeçovi,i bashkon dy epoka historike shumë larg njëra tjetrës.Leka e tha,sipas thënjes:”Ka thanë Leka”,Gjeçovi e bëri dokument,sepse e mblodhi nga populli dhe e shkroi në letër.
Ky dokument,ky monument,kjo trashëgimi e kulturës tonë shpirtërore,i bashkon këto personalitete të çmuara të kombit tonë,ndonëse nuk janë njohur fare,as takuar ndonjëherë,ata,të dy,ngritën kulturën dhe vlerat e kombit në nivelin më të lartë,duke ngritur edhe veten e tyre.Kjo i bashkon vlerat,bashkon kombin dhe bashkon personalitetet.Njerëzit shpesh nuk njihen mes veti por,njihen përmes veprave ,vlerave dhe kontributeve të cilat i bëjnë për të mirën e përbashkët.Ky ishte Leka dhe ky ishte Gjeçovi.Në kohë ishin largas, por i bashkoi gjaku, gjuha, kultura, tradita, Kanuni .
Kanuni i Lekë Dukagjinit,për herë të parë, u botua në vitin 1933, në Shkodër,katër vjet pas vrasjes së autorit,në vitin 1929.
Në Kosovë,Kanuni i Lekë Dukagjinit, u botua në vitin 1972, nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore,i KSAK,në Prishtinë.
Këtë Kanun e mblodhi dhe kodifikoi Atë Shtjefën Gjeçovi frat(prift),me emrin e pagëzimit Mihill Mat Gjeçi,1874-1929, i njohur me pseudonimin Lkeni i Hasit,(Liqeni i Hasit), Lkeni i cili nuk u shtjerr kurrë së punuari.Ai ishte arkeologu i parë shqiptar,poeti,prozatori,mbledhësi dhe njohësi më i mirë i kulturës dhe traditave arbërore- shqiptare,shumëshekullore.U lind në Janjevë, shërbeu në Mirditë,Lezhë,Zym, Kurbin, Gomsiqe,Shkodër,e vende tjera,nga e mblodhi këtë thesar të çmueshëm dhe na e la trashëgim.Në Bastunine tij,shkopin të cilin e mbante gjatë udhëtimeve këmbë,i ka të shënuara të gjitha vendet,ku ka shërbyer dhe ku ka mbledh material arkeologjik dhe rregullat kanunore.
Thënja e tij e njohur:
“Mu edhe mund të më vrasin,por gjuhën shqipe,kurrë”!Kjo thënje tregon përkushtimin e tij për ruajtjen e gjuhës dhe vlerave tjera të popullit tonë,duke flijuar jetën për këto vlera.
Në rretahanat kohore,para 500-600 vjeçare,nga e sotmja, atëherë,vështirë se kuptohet nga njerëzit e zakonshëm,një materje,si Kanuni,përveç nga kompetentet,siç janë juristat,njohësit e mirë të kushtetutave të para,duke filluar nga Magna Carta Libertatum(Karta e madhe e Lirive), e shkruar në vitin 1215 nga banorët e Anglisë dhe e nënshkruar nga Mbreti Xhon (John),poashtu i Anglisë, e këtej.Megjithatë,një “shkollë”ka fuksionuar në trurin e atyre njerëzve,me intelegjencë të lindur,mbamendje të shkëlqyer dhe zbatim të saktë,të atyre rregullave të cilat vet i kanë krijuar.Ta krijosh një kanun aq voluminoz, për kohën,ta mbash mend dhe ta zbatosh,me shekuj,kjo thotë shumë.Rregullat kanunore kanë pësuar ndryshime,varësisht prej zhvillimeve socio ekonomike,rritjes së numrit të popullsisë,rritjes së fiseve dhe ndarjes së tyre,në fis dhe në bajrak,në vete.
Kanuni i Lekë Dukagjinit, është interesante kjo, kurrë nuk u miratua nga ndonjë paralament, asamble, qeveri, kryetar shteti, por u miratua nga vet njerëzit të cilët e bënë, e zbatuan dhe e ruajtën me shekuj,Sa dashuri ka njeriu për një gjë që e bën vet, origjinale,dhe e ruan me xhelozi!
Kanuni i Lekës në kreun e parë trajton Kishën si institucion dhe ia jep të gjitha të drejtat e veta,pa ia mohua asnjë.Anasjelltas,Kishën,nuk e lejon të ndërhyj në Kanun.
Shembull:Martesa brenda fisit(gjakut) nuk lejohej,sepse atëherë Kisha lejonte martesën brenda fisit, mbi pesë breza,ndërsa Kanuni i Lekës,jo! Prandaj”Kisha- Kishë,Kanuja- Kanu”.I kanë punët e dame”! (Kanunii Lekës,në variantin e Mirditës,neni 49,autori Xhemil Meçi,viti botimit 2002).
Kanuni i Lekës ka,përveç tjerash,edhe këto rregulla bazë,ja disa, tëcilat janë edhe sot aktuale:
1.” Kanuja -Kanu, Kisha-Kishë”, sot, shteti laik,
2.”Gjomarkajt janë derë Kanuni,po gabuan gjobiten sipas Kanunit”,sot,askush mbi ligjin.
3.”Shumica duhet ndigju,pakica me iu bind shumicës”,sot, dmokracia parlamentare.
4.”I dituri duhet pranu”, sot, propozimi (ligji) më i mirë, duhet pranuar dhe miratuar.
5.”Kanuja s’e njef gruen rob i xanë.Gruja asht nana e cullve (fëmijëve)”.
6.” Me vu Besë e me ba Besëlidhje për luftë e paqe mbahen Kuvende të Mdha”. Sot, parlamenti dhe komandanti suprem (kryetari i shtetit), marrin vendime për paqe dhe luftë.
7.Kreu u katërt, Pika 444, po aty,” Me ndodhë me i dekë kush mullisit, për 7 ditë asht i lirë prej punëve të mullisit”. Kjo ishte njëra nga të drejtat e punëtorëve. Sot, sipas ligjeve civile, për rast vdekjeje, punëtori ka 5 ditë pushim.
Këto citate tregojnë se çfar largpamësie kishte ky popull që i definonte aq mirë pushtetet.
Kanunii Lekë Dukagjinit edhe ai i Mirditës,i cili është variant i të parit,për kohën në të cilën janë zbatuar,kanë qenë shumë progresivë,me frymë humane, varësisht nga situatatat dhe veprat e kryera,konfliktet pronësore,familjare.Megjithatë, Kanuni iu ka dhënë zgjidhje.
Dëmi i shkaktuar është paguar,prona e vjedhur ose e dëmtuar është kompenzuar,ngatrresat dhe vrasjet janë pajtuar,kuptohet,me kanun.Miku është respektuar,besa është mbajtë,besëpreri është gjobitë. Këto rregulla janë edhe sot, në ligjet tona civile dhe penale.
Sot ky kanun,apo ndonjë variant tjetër i kanunit, nuk mund të zbatohet,as të glorifikohet,por nuk meriton as të përbuzet e të shahet. Kanuni nuk është në fuqi,nuk zbatohet, nuk zgjidhen kontestet me të. Nukmeriton të abuzohet me te, as për zbatim as për lavdim,nuk bën ta përdorin as verbalisht Kanunin, kur palët ngecin në procedura ligjore civile e penale.
Kanuni Meriton studim,analizë kritike dhe analitike,në mënyrë që dëshmohet,edhe para botës,se jemi popull i lashtë, e kjo lashtësi dëshmohet me këto vepra, si Kanunet .
Rasti më i ri, i këtyre ditëve, është Burim Ramaj nga Stublla e Vitisë, i cili doktori në Universitetin e Friburgut, në Zvicër, me disertacionin “Pluralizmi juridk sipas kanunit shqiptar”.Ky shembull tregon se ende zgjon kurreshtjen e njerëzve të shkencës dhe dijes brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Këto janë vlerat tona shekullore identitare,të trashëgimisë,të kulturës tonë shpirtërore.Janë origjinale,burimore dhe autentike.Janë burimore se e kanë burimin në vendin dhe popullin e vet,autentike se e kanë autorin,origjinale se u shkruan nga studiuesit e popullit të vet.
Shkruan: Nikollë Domgjoni
