LAJME

Në takim me drejtuesit e burgjeve, Gërvalla kërkon disiplinë dhe kontroll më të fortë në institucionet korrektuese

Në takim me drejtuesit e burgjeve, Gërvalla kërkon disiplinë dhe kontroll më të fortë në institucionet korrektuese
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2026, 12:20

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë vizitës në Lipjan, ka zhvilluar takim me drejtorët e institucioneve korrektuese dhe drejtorët e departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Gërvalla ka njoftuar se gjatë takimit, u trajtuan drejtpërdrejt çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin dhe integritetin e sistemit korrektues.

Sipas saj, siguria në institucionet korrektuese, parandalimi i kontrabandës, forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe zbatimi i plotë i ligjit janë përgjegjësi që nuk lënë hapësirë për kompromis.

Ministrja ka theksuar se institucionet korrektuese kërkojnë disiplinë, profesionalizëm dhe standarde të qarta të llogaridhënies në çdo nivel të drejtimit.

Sipas Gërvallës, çdo institucion duhet të funksionojë me rend të plotë, me kontroll efektiv dhe me përgjegjësi të qartë institucionale, sepse sipas saj, çdo dobësi në këtë sistem dëmton drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në drejtësi.

“Sistemi korrektues duhet të jetë i fortë, i disiplinuar dhe i drejtë. Kjo kërkon udhëheqje të vendosur, zbatim të pakompromis të ligjit dhe përkushtim të plotë institucional për të garantuar sigurinë, rendin dhe integritetin e çdo institucioni korrektues në vend. Këto standarde nuk janë vetëm pritje institucionale, por përgjegjësi që do të ndiqen me seriozitet dhe vëmendje të vazhdueshme nga afër” – theksoi në fund ministrja Gërvalla.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika