LAJME

Ambasada britanike i dhuron Policisë së Kosovës dy automjete dhe 16 dronë

Ambasada britanike i dhuron Policisë së Kosovës dy automjete dhe 16 dronë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2026, 20:12

Ambasada britanike në Kosovë i ka dhuruar Policisë së Kosovës donacion në vlerë 153 mijë euro.

Donacioni përfshin dy automjete dhe 16 dronë me pajisje përcjellëse.

Pranim-dorëzimi i tyre është realizuar mes Emma Huntley, përfaqëesuese e Ambasadës, dhe Fehmi Xhatës, drejtorit të Departamentit të Policisë Kufitare.

“Ky donacion do të ndihmoj njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.” – njofton Policia më 11.03.2026.

Policia vlerëson se pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e tyre, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.

Me këtë rast, Policia e Kosovës e ka falënderuar Ambasadën britanike në Kosovë për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe u zotua se këtë do ta vërë në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, patrullimit kufitar, si dhe shërbimit sa më efikas e cilësor ndaj qytetarëve dhe vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika