Të paktën katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të Suharekës.
Ai dyshohet se ka sulmuar policinë me thikë.

Të paktën katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të Suharekës.
Ai dyshohet se ka sulmuar policinë me thikë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:30, pas pranimit të ankesës së një qytetari se i dyshuari B.K., ka bllokuar rrugën “Ramush Kotori” në fshatin Samadraxhë, duke vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, duke penguar qarkullimin e lirë të banorëve.
“Menjëherë pas raportimit, patrullat policore kanë reaguar dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë me armë të ftohtë (thikë). Policia ka reaguar me veprime të menjëhershme, duke neutralizuar sulmin dhe duke arritur ta arrestojë të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë arrestimit, si pasojë e kundërshtimit të dhunshëm nga ana e të dyshuarit, thuhet se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga thika.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



