Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim njoftues, kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemin, me të cilin ka biseduar për rëndësinë e ndërtimit të komunikimit dhe bashkëpunimit, në të mirë të punëtorëve në sektorin privat.
Ministri Hoti theksoi se në mesin e 9 projektligjeve në planin legjislativ për vitin 2026, janë disa ligje të cilat avancojnë dhe forcojnë mburojën ligjore për punonjësit e sektorit privat, ndërkaq theksoi se të gjithë mekanizmat e Ministrisë do të fuqizohen dhe do të jenë shumë aktiv.





