LAJME

FSK viziton shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin

FSK viziton shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2026, 13:43

Me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit gjerman dhe me urdhër të KOMFSK, një delegacion nga Komanda e Logjistikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së është takuar me gjenerallejtënant Dr. Ralf Hoffmann dhe stafin e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të NALT-it që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NALT.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së ka marrë pjesë në DV-DAY gjatë realizimit të UF mjekësor “MEDVAL QUADRIGA 2026”, ku kanë parë nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar në pikën e lëndimit (PoI), pikën e grumbullimit të pacientëve (CCP), procedurat e evakuimit deri te kapacitetet ROL 1 deri në ROL 4, procedurat e evakuimit strategjik (STRATEVAC), trajtimin përfundimtar dhe rehabilitimin e të lënduarve.

Gjithashtu, thuhet se gjatë vizitës delegacioni është takuar edhe me përfaqësuesit e Qendrës së NATO-s për Ekselencë (NATO COE) dhe delegacionet e shërbimeve mjekësore të ushtrive mike, pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Delegacioni i FSK-së, në emër të KOMFSK gjeneral Jashari, kanë falënderuar gjenerallejtënant Hoffmann për mbështetjen e vazhdueshme që Bundeswehri gjerman është duke e dhënë për FSK-në, e veçanërisht për shërbimin mjekësor të FSK-së, si dhe kanë diskutuar për zhvillimin edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shërbimeve tona mjekësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika