LAJME

Kryetari i Rahovecit ngushëllon familjen për humbjen e Alush Kastratit

Kryetari i Rahovecit ngushëllon familjen për humbjen e Alush Kastratit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2026, 18:56

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati për vdekjen e familjarit të tyre Alushit, i cili u gjet sot pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit në malet e Zatriqit.

 

Latifi theksoi se i ndjeri Alush Kastrati, ishte babai i dëshmorit Mazllum Kastrati, një prind që i dha atdheut më të shtrenjtën e tij dhe që jetoi me krenari dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjitha ekipet që u angazhuan pa ndërprerë në kërkim: Policinë e Kosovës, ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkëpunëtorët, së bashku me drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe me ekipet komunale për emergjenca të shëndetësisë dhe të zjarrfikësve. Po ashtu, falënderojmë organet e tjera kompetente profesionale, ekipet vullnetare të kërkim-shpëtimit (shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim) dhe të gjithë qytetarët që ndihmuan dhe u angazhuan gjatë këtyre ditëve të vështira të operacionit të udhëhequr nga nënkolonel Arsim Berisha”, ka shkruar Latifi, derisa ka shprehur nngushëllimet për familjen Kastrati.

80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit, ishte shpallur i zhdukur nga 7 marsi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika