Një shtyllë elektrike në fshatin Hoçë të qytetit të Prizrenit, prej javësh ndodhet në këtë gjendje siç e shihni edhe në foto të dërguar nga vet banorët e këtij lokaliteti.
Ndonëse banorët kanë kërkuar dhjetra herë nga KEDS që të intervenojë dhe ta rregullojë këtë shtyllë e cila po rrezikon në çdo çast banorët, ekipet mirëmbajtëse nuk po reagojnë.
Banorët e këtij lokaliteti, kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos intervenim nga institucinet përgjegjëse dhe kërkojnë që të merren masa të menjëhershme./tvprizreni.net/