Mbi 38 mijë copë lodra në vlerë prej afër 100 mijë euro janë ndaluar në zonat doganore nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve të kryera në tregun e brendshëm janë sekuestruar mbi 2,547 lodra të tjera për fëmijë, për të cilat është konstatuar se nuk i përmbushnin standardet e sigurisë.
Siç bëhet e ditur, ky aksion i mbikëqyrjes dhe inspektimit të lodrave për fëmijë kishte për qëllim garantimin e sigurisë së produkteve që vendosen në tregun e brendshëm dhe në zonat doganore.
“Përmes këtyre aksioneve synohet që në treg të gjenden produkte të sigurta dhe në përputhje me standardet ligjore, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve”- thuhet në njoftimin e lëshuar më 14.03.2026.





